Ibrahimi: PUNËTORËVE TË KOMUNËS EDHE NJË PAGË

Agron IbrahimiSekretari i Sekretariatit për buxhet dhe financa në komunë të Ulqinit Agron Ibrahimi tha që të punësuarit në administratën lokale deri në fund të këtij muaji do të marrin edhe një rrogë. Ai nuk mundi të thotë që a do të ndodh e njëjta gjë me punëtorët e ndërmarrjeve publike themelues i të cilëve është vetëqeverisja lokale.

“Nëse do të ketë para, nevojitet vendimi i kryetarit të komunës për transferimin e mjeteve. Situata është e tillë që në këtë periudhë është zvogëluar sasia e të hyrave në buxhet”, tha Ibrahimi për “Dan” duke shtuar që komuna ka detyrim dhe ndaj furnizuesve. “Për këtë arsye nuk mund të thuhet me siguri se a do të ketë para për të gjithë”, shtoi sekretari për financa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi