Ambasada e Republikës së Turqisë mbrëmë në restorantin “Troja” në Tuz ka organizuar iftarin e Ramazanit në të cilin ishin të pranishëm dhe rreth pesëmbëdhjetë persona nga jeta publike e komunës së Ulqinit.
Nesër mbrëma në hotelin “Mediteran” iftarin për disa qindra qytetarë të Ulqinit do ta shtrojnë Ambasada e Emirateve të Bashkuara Arabe.
Për momentin është paralajmëruar që Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të organizojë manifestim të ngjashëm në Qendrën islamike në Tivar, më 17 korrik.