Të jeshë shtet demokratik nuk mjafton veçse të keshë një sistetm demokratik, por ai duhet të jetësohet dhe në praktikë. Sot shumë shtete kanë sisteme demokratike por ka pak shtete demokratike.
Një sistem i tillë në Botën bashkohore veçanarisht në shtetet e zhvilluara është treguar si bazament dhe parakusht për një shoqeri të barabart e të drejtë. Pikërisht për këtë dhe shoqëritë në zhvillim e sipër aspirojnë drejtë këtij sistemi.
Në vendin tonë është sakrifikuar shumë për një sistem të tillë, dhe i njëjti është pranuar si teori por shumë veshtir të aplikohet në praktikë.
Për ta kuptuar balansin në mes teorisë demokratike dhe asaj praktike ne vendin tonë, duhet ti peshojmë në peshoren e kohës më shumë se dydekadëshe. Elemente baz teorike peshojnë ndryshe në krahasim me praktikën demokratike. Kjo per arsye që së pari pakica qeverisë mbi shumicën, dhe kjo pakicë vie në pushtet si pasojë e vet krijuar, dhe me këtë lundron në kohë.
Lundrimin më shumë se dy dekadësh të udhëheqësis shtetrore është mundësuar permes politikës përçarëse dhe joracionale te instaluar ndermjet partive qe perfaqesojne qytetaret me kombesi te ndryshme. E kjo ka ndikuar në atë që mos të kemi dy blloqe të mirëfillt pozitë – opozitë. Kështu që këto blloqe nuk janë të ndarë në atë të koncepteve dhe ideve drejtë zhvillimit ekonomik e social, por drejt zgjedhjes së çeshtjes të definimit dhe përkatsisë së shtetit. Më këtë nuk mund të kemi zgjedhje opsionale per ndrrimin e pushtetit. Paknaqësia ndaj pozitës, opsionalja është opozita, por në rastin tonë e vështirë të zgjedhesh një opsion opozitar nëse nuk i përket asaj kombësie që e perfaqeson ajo parti. Si pasojë e kësaj pushteti i deritanishëm lundron tërë këtë kohë edhe pse me varkë shumë te dobët, deri sa të fundoset, rruges per destinacion .
Destinacioni është drejt integrimeve Evropiane dhe asaj Euro-Atlantike. Siç shifet tejet e vështirë me këtë politikë për ta arritur cakun, këtë kohen e fundit e kanë konfirmuar dhe pjestarët e këtij destinacionit (BE dhe NATO). Politika në Mal të Zi për të koekzistuar, duhet që opozita te krijoj një bllok si “blloku qytetar” dhe të sakrifikojë dhe bashkpunojë, dhe pse pa vullnet për demonopolizimin e pushtetit jetëgjatë. Si në lojen e shahut duhet sakrifikuar një e mirë e vogel për rrëzimin e një të keqe të madhe.