Iliriana Markashi: EMISIONI IM I FUNDIT

Punetoret e TV TeutaMirësevini….ishte nje emision mjaft i shikuar nga ana juaj por ne kete rast i fundit ne nje forme tjeter…kam realizuar emisone e intervista te panumerta por asnjëherë veten time se kam intervistuar, andaj pas nje heshtje te gjate po flas….
Eshte filluar me Sejdo Ismailin per te vazhduar me mua, Gezim Ibrocin, Arijana Kurmemin e Suzana Ganiq…Te gjithe kemi nga nje histori te trishtuar e cila filloi me menaxhmentin e ri te TV Teuta…
Qe nga viti 2003 kam filluar te ushtroj profesionin e gazetarise ne krye me Dino Ramoviqin i cili ishte jo vetem drejtor dhe pronar, por ishte edhe nje prind per te gjithe ne, duke na mesuar e duke na trajnuar neper seminare te shumta, vetem e vetem te behemi ate cfare jemi sot. Perkunder kushteve te veshtira teknike ne kemi arritur te realizojme shume emisione e intervista te panumerta pergjate 12 viteve, duke sjellur materiale te ndryshme nga te gjitha sferat, vetem e vetem qe shikuesit tane te jene te kenaqur me ate cfare transmetojme. Kemi qene zeri i popullit…
Por ajo cfare dua te them, me shume se nje kolektiv kemi qene nje familje, ku gezimet e hidherimet i kemi ndare gjithmone sebashku sepse aty kemi kaluar kohen me te madhe. Por te gjitha keto nje dite u fundosen, kur menaxhmenti i ri me pronarin Nexhat Lajken dhe drejtoresha Ilmira Liken erdhen me endrra e me vizione te reja NEW TV TEUTA….Cfare nenkuptojme me kete: me rregullore te reja, discipline, kamera mbikqyrese ne cdo cep, censure, e aq me shume duke treguar edhe dhune psiqike dhe tentative te vazhdueshme per prishjen e mardhenieve mbrenda kolektivit … Pronari i ri filloi duke thene operatoreve ju jeni FIZIKALLCAT e mi …nderkohe qe drejtoresha mori persiper redaksine, marketingun, arkivin ,bile bile filloi te drejtonte edhe emisione , me nje fjale e ‘’GJITHEANSHME’’….nderkohe qe ne ishim si shegerta, sipas tyre ne nuk e njihnim punen dhe se vetem ata jane EKSPERTA…Gjithcka filloi dalengadale, cdo dite e me shume tensione dhe censure…jo kete nuk duhet te transmetohet, jo ky sduhet te intervistohet, jo kjo sben te publikohet…Aq keq shkoi puna sa qe ne zgjedhjet lokale te 2014 filluan edhe te na sulmojne eproret e tyre politik, kete gje e perjetuam une e Sejdo Ismaili qe mu ne pranine tone, duke xhiruar, na kan akuzuar qe kemi ndikuar tek zgjedhesit e tyre. Akoma sot nuk na kane bere te qarte se si dhe ne cfare menyre kemi arritur ta bejme ate gje dhe sa e sa te tjera qe kur kujtohem them a eshte e mundur qe ne kemi duruar kaq shume . Me shume veshtiresi u dakorduam po durojme deri sa te mundemi, cdo dite e njejta kenge, ralla erdhi edhe te une, kinse nuk po e realizoj punen sic duhet, s’di si eshte dashur me shume te realizoj duke qendruar me orar, e jasht orarit te punes dhe si te realizoj punen kur ne NEW TV TEUTA nuk kishim operator, kamerat me shume te prishura se sa ne rregull…dhe ne fund thonin cdo gje eshte ne rregull cdo gje punon nese mendon se operatore nuk kemi, do I sjell nga KINA thoshte pronari Lajka,hahaha nga Kina mbase me ata do merrej vesh me mire….si perfundim kur ju thashe te verteten ne sy, se ketu asgje nuk funksionon, asgje nuk eshte sic duhet dhe se keshtu me nuk shkon, se me mungesen e teknikeve numri i emisioneve ka rene 80%, po ashtu edhe shikushmeria. Ata u revoltuan dhe pronari Lajka me thote: PAKETOJU SHKO NE SHTEPI PIJE NJE PIJE DHE MENDO MIRE SE CFARE DO BESH ME TUTJE….Une ate dite nuk isha vertet vetja, pas 12 vitesh pervoje pune te me thote dikush paketoju se une nuk bej ate cfare duan ata …ok thashe une po PAKETOHEM edhe pse drejtoresha Ilmira Lika me tha mendo mire cka don me ba se je tuj dale ne RRUGE TE MADHE, u qesha dhe thashe me vehte me mire ne RRUGE TE MADHE se ne diktaturen e tyre….
Jane bere tash 8 muaj qe jam larguar nga puna, nga nje pune qe e kam dashte me gjithe shpirt dhe e kam punu me shume vullnet, por kur e krahasoj me ate se cfare kemi kaluar dhe perjetuar, ndjej vehten shume te qete dhe te relaksuar shpirtnisht.
Eshte e vertete qe te gjithe ne qe kemi punuar aty dhe ende ata qe kane mbetur aty, nuk eshte cilesuar as puna e as mundi dhe cdo mengjes duke pritur cka do ndodhe kush e ka nafake sot me hanger fjalet per punen qe kemi bere apo cka do bejme kush do jete viktima e ralles, thjesht ishim ne gjendje relativisht te keqe psiqike dhe shpirtnore. Por, si mos te jemi ne kete gjendje miqt e mi, kur drejtoresha dhe pronari qe kane per detyre te na orientojne sic duhet, ata vinin me akuza dhe tortura, e cka me keq kur vinin ishin ende ne gjume ?! Keta te fundit ishin ne gjume jo fizikisht, por profesionalisht. Ne sot kemi mesuar dicka rreth gazetarise, por kemi mesuar njekohesisht qe te mos ngaterrohemi me te tjeret dhe te shohim interesin e shikuesve qe vazhdimisht kerkojne dicka nga ne. Sot te largon pronari nga puna, vetem se eshte zgjuar keq ne mengjes, apo se ti nuk i pelqen nje politikani dhe askush nuk te mbeshtet. Sepse nese kjo do te ndodhte dhe dikush do te te mbronte, neser ai do te ishte per vete ne rruge…dhe ne fund fare them se: I dituri ka te drejten e fjales, i padituri ka te drejten e te mesuarit nga i dituri. Ai qe vetem flet e nuk degjon, eshte …..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi