Imam S.Maku: LUTJE PËR PARIS, POR EDHE PËR GAZËN, SIRINË, JEMENIN…

 

Senad MakuÇuditem si u mbush Facebook-u me PRAY FOR PARIS, ndersa hesht per te tjeret??? Personalisht shprehi keqardhjen per viktimat dhe solidarizohem me te tjeret.

Une e urrej dhe e denoj fuqishem terrorizmin. Une e dua paqen dhe bej thirrje gjithe njerezve te te gjitha feve qe ta luftojme se bashku terrorizmin…

Terrorizmi ska fe! Ai eshte kudo dhe ne çdo shtet, shpesh ai vesh masken e demokracise, paqes, sigurise dhe, ne fund, masakron miliona njerez te popujve dhe feve te ndryshme.

Personalisht kjo po me duket hipokrizi, LUTU PER PARIZIN, pse kjo ? Çka eshte kjo dyftyresi, vdekja a nuk eshte per te gjithe njesoj? A nuk ka PRAY per Gazen, Pray per Sirin, Pray per Irakun, Burmanin, Kashmirin, Afriken, Egjiptin, Jemenin, Turqine, Algjeri, Tunizi, e shume vendeve te tjera? Pse jo LUTJE per ato viktima, por vetem per Parisin ??? Po i mbulojne fetyrat e profileve ne FB me flamur francez, pse nuk e mbuloni fetyren edhe me flamujt e ketyre shteteve qe permenda dhe qe po behet terror per cdo dite ? A eshte kjo fytyra jone e vertete, ku vetem gjaku i perendimoreve eshte gjak origjinal, ndersa te civilet e pafajshem ne vendet ku i permenda, ne vend te gjakut, rrjedh uje kanalizimi, qe nuk ka vlere ne kete bote te turpshme!!!

Nuk dua te shes mend, por them, PERSE bota spo flet dhe nuk ngritet ne kemb per terorin qe po i behet ketyre vendeve ku po vriten dhe po masakrohen, gra, femi, pleq, cdo dite, askush nuk po reagon!! A thua pse valle ??

(Imami i xhamise se Klleznes Senad ef. Maku)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…