U hap lajmi: në Njujork ndërroi jetë Fatmir Milo Nimanbegu.Ka qenë e ditur se disa kohë ka vuajtur prej sëmundjesë të rëndë, joshëruese.
Në vitet pesëdhjeta-gjashtëdhjeta jeta në Kalanë e Ulqinit. Pak a shumë ishte jetë e vështirë, por dikush ka jetue me shumë vështirësina. Hilmi dhe Zade Nimanbegu kanë pasur gjashtë fëmijë: tre djemë dhe tri vajza. Hilmija peshkatarë. Më vonë për të jetue punësohet edhe bashkëshortja Zade në hotelijeri e më vonë në shkollën fillore në Ulqin.
Shtëpia ishte e vjetër. Në afërsi ndërtuan, me ndihmesën e Kalalive,shtëpi tjetër.
Fëmijtë u rritën “për hajr”. Djali i madhë Maliqi shkoji në detë, Fatmiri mbaroj Shkollën për ekonomi, përfundoji zanatin për kinooperater. Ka punue në Kinema në qendrën e qytetit dhe në Kino bashçen në Ranë. Atëherë ishte drejtor Xhemal Fici. Fatmiri ka punue me Vllado Dragoviqin, Branko Miroviqin, Ibrahim Dervishin. Më përpara në kinema kanë punuar Hajdar Karaminxhoja dhe Halil Resulbegu.
Në vitin 1981 ndodhën protestet dhe demonstrat në Kosovë.Erdhën kohërat e vështira për popullin shqiptar. Pasojat ishin të mëdha edhe tek ne në Ulqin. Problemet më të mëdha ishin në shkollat e Ulqinit e vendeve tjera ku ka pasur shqiptar. Fatmiri edhe bashkëshortja e tij Vjollca përjetuan padrejtësi në vendet e punës. Dhe kështu, emigruan në SHBA, në Njujork.
Në vitin 2008 Shtëpia e shëndetit e Ulqinit me përkrahjen e Ministrisë së shëndetësisë e Malit të Zi zhvilloi bashkëpunim disavjeçar me “Columbia Universitetin” dhe “Jacobi Hospital” nga Njujorku. Barësi i këtij projekti nga ana amerikane ishte Profesor Alan Ross. Në vitin 2008 këto institucione në SHBA i vizituan mjekët e Ulqinit: Dr. Natasha Kociq, Dr. Indira Çivoviq dhe Dr. Pavle Marnikoviq. Po, në vitin 2009 isha në vizit në Nujork me bashkëshorten Fitneten.
Gjatë kësaj vizite, disa ditë na ka shoqërue Fatmir Milo Nimanbegu. Me një durim të jashtëzakonshën na ka shetitur nëpër shumë vende të rëndësishëm të Njujorkut. Me Fatmirin kaluam edhe rrugën nëndetëse deri në St.Ajlend ku ishim mysafir te Adnan Nimanbegu. Kaluam edhe nëpër urat e famshme dykatshe të Njujorkut… Mësuam për Njuorkun, historikun e kësaj metropole botërore.
Shtëpinë në Kala Fatmiri ia lëshoji vëllaut Agimit. Vjollca dhe Fatmiri kanë ble banesë në vendin ku dikur ishte Komuna e vjetër e Ulqinit. Kanë menduar pas daljes në pension të vijnë për të jetuar në vendlindje..
Ky është një tregim i shkurtër për fatin e një imigranti i cili ishte i detyruar ta lëshoj vendin e vet.
Fatmir Milo Nimanbegu u kthye në vendlindje. Ai do të pushoj përgjithmonë në kodrën e Meterizit.
Respekt dhe ngushllime për familjen e tij.