In memoriam: NDËRROI JETË JUSUF-KOKI KARAMANAGA

CufiUlqini është sot më i varfër për një njeri të madh. Befasisht, në moshën 51 vjeçare, ndërroi jetë Jusuf-Cufo Karamanaga, i njohur si Koki.

Gjithmonë i gatshëm të ndihmojë, shpirtmirë, ishte reprezent i mirë i këtij Qyteti. Kjo më së miri është vërejt në Adë, ku për vite të tëra punoi dhe ku turistët kënaqeshin në biseda me te.

Koki kishte fytyrë të mrekullueshme, të buzëqeshur, përkushtimin dhe guximin. Ishte njeri me qëndrim, i cili asnjëherë nuk është përkulur para çfarëdo lloj fuqie apo pushteti. I qetë, pionier i demokracisë.

Do të na mungojë Koki jonë, më së shumti familjes së vet të mrekullueshme, por edhe të gjithë neve që kishim privilegjin të shoqërohemi me te.

Lusim Zotin e plotfuqishëm që njeriut të ndershëm, Jusuf Karamanagës, t’i dhurojë mirësitë që i përgatiti për robërit e tij të mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…