Në moshën 59-vjeçare ndërroi jetë Manda Gjonoviq, e lindur me 17.11.1962 në Reç, prej prindërve Pjetër Gjonit dhe Roza Gjonaj Çotaj, familjeve bujare fshatare.
Manda si fëmij shkonte në shkollë dhe hobi i saj ishte peshkimi. Në vitin 1979 ishte17-vjeçare kur asaj tërmeti ja pret ëndrrat e jetës. Shtëpia dykatëshe të ndërtuara prej gurit rrafshohet dhe e mbulon gjatë katër orë. Por me ndihmën e komshinjve dhe prindërve e nxjerrin nga tmerri, e çojnë ne spitalin e Podgoricës në gjendje kritike për jetë, pastaj në Beograd ku atje diagnozohet se kurrë më nuk mund të lëvizte në këmbë. Por prindërit e saj nuk e lajnë me kaq. E çojnë në Moskë të Rusisë, por edhe atje pa sukses. Manda kalon 10 vite nëpër spitale fizioterapie.
Kur kthehet në shtëpi prindërit dhe kushërijtë i ndihmojnë, ja rergullojnë kushtet e jetesës. Manda qëndronte me një pozitivet dhe me vullnet të mirë ne situatën e vështirë që kishte kaluar, kurrë nuk u dorëzonte se thoshte: Zoti më ndihmon, pas vështërësive vjen e mira. Ajo kurrë nuk e shikonte vetin me munges shëndetësore, ishte shumë e respektuar në shoqëri si dhe ne mesin familjar.
Manda ishte anëtare e Shoqatës së Paraplegjikëve të Malit të Zi. Duke parë se Ulqini ka shumë persona me aftësi te kufizuara ajo kyçet ne sektorin civil. Në vitin 2004 themelon Shoqatën e Paraplegjikëve të Ulqinit ku ajo si kryetarja e shoqatës ka bërë regjistrimin e të gjithëve personave me aftësi te kufizuara, për një qëllim që ti bashkojnë invalidët e Ulqinit dhe ta njoftojnë opinionin per nevojat e përditshme që ka një person me aftësi te kufizuara.
Mandan ë shoqatë punonte vullnetarisht. Ajo përfundon shumë projekte me organizata siç janë: HELP, USAID, Karitasi, Kisha ortodokse dhe shumë donatorë të tjerë. Me sukses shumë ulqinak marrin karroca dhe pajisje ortopedike dhe çdo gjë që një person i nevojitet të ballafaqohet me probleme shëndetësore.
Së bashku me Shoqatën Shqiptaro-Amerikane grumbullojnë një donacion prej material shëndetësorë dhe pajisje ortopedike ku shpërndahen Shtëpisë së shëndetit në Ulqin dhe Tivar.
Puna sajë e palodhshme u vlerësua me shumë mirënjohje dhe certifikata.