Ishte nder ta njohësh dhe të shoqërohesh me prof. Dr. Simë Dobrecin. Ishte njeri bujar, doktor i shquar, profesor i njohur universitar, intelektual i vërtet.
Rrezatonte ngrohtësi, tërhiqte me mirësi, shëronte me dije dhe fjalë të bukur.
Librat e tija mbi dermatologjinë vazhdojnë të jenë literaturë e pashmangshme për studentët në universitetet shqiptare.
Ishte hulumtues i Shestanit të vet, Braticës, Ulqinit të bukur. Çdokush që do të shkruajë për këto çështje në të ardhmen, do të duhet t’i referohet punimeve të tija.
Kudo që punojë ka lënë gjurmë të thellë, njerëzore. Për të mirë përmendet gjithmonë.
Asnjëherë nuk kisha rast të dëgjojë dike të thotë qoftë edhe një fjalë të keqe për të. E di se kështu do të jetë edhe pas vdekjes së Dr. Simës.
Jam i bindur se me shpirt të qetë u shpërngul në atë botën më të mirë. La punimet e veta dhe bibliotekën e madhe, kujtimin e bukur dhe familjen e mrekullueshme.
Me të vërtet, Dr. Simë Gjon Dobreci kishte pse të lindte.
(M.Canka)