Profesori dhe bashkëqytetari ynë i nderuar Gjon Margjonoviq ishte profesor i filozofisë, logjikës, psikologjisë dhe i gjuhës gjermane.
Lindi me 3 mars të vitit 1935 në Katërkollë. Shkollën fillore e përfundoi në Salç.
Studioi filozofinë dhe gjuhën gjermane në Universitetin e Zagrebit dhe në Mynih të Gjermanisë.
Fillimisht punoi në Kotorr, ndërsa në vitin 1975 u kthye në Ulqin, ku punoi në Shkollën Fillore “Marshall Tito” ku ligjëroi gjuhën gjermane.
Ndërroi jetë në moshën 83 vjeçare. Pas vetes la tre fëmijë, Borisin, Brunën dhe Marinën, nëntë nipër dhe mbesa dhe mijëra nxënës krenarë.