In memoriam: NDËRROJ JETË VERA GORANA

Vera picKëto ditë, qetësisht, ashtu si edhe jetoi, vdiq në moshën 66 vjeçare Vera Fazliu-Gorana. Ky person i këndshëm, Prishtinalie e lindur, vajza e Nurije dhe Asllan Fazliut, ka përfunduar në vendlindje shkollën fillore, të mesme dhe të lartë (Fakultetin juridik).

Nga viti 1972 jetoi në Ulqin, e martuar me Latif-Avdo Goranen, dhe lindi tre fëmijë: Flutrën, Astritin dhe Hamidin.

Menjëherë pas ardhjes së saj në Ulqin, filloi të punoi në Entin e sigurimit pensional të Ulqinit, dhe për një kohë të shkurtër, falë punës së sajë të palodhshme dhe profesionale, Vera e morri detyrën e udhëheqëses së Entit ku punoi deri në pension.

Për 43 vite të jetës së saj në Ulqin, me mirësinë, bujarinë, punën e saj të palodhshme, humanitetin e pa shoq, ajo arriti të lë gjurmë te pashlyeshme në familjen dhe farefisin e bashkëshortit, të miqve, në jetën e të gjithëve më të cilët ka punuar, për të cilët ka punuar, dhe tek të gjithë ato me të cilët, për çfarëdo arsye, kishte kontaktuar.

Vera Gorana do të mbetet përgjithmonë në kujtimet e familjarëve, farefisit dhe tërë Ulqinit si grua e rrallë dhe e jashtëzakonshme.

“Dikur kur të bëhet një monografi për gra të dalluara nga Ulqini, një vend i rëndësishëm do ti takoj edhe Vera Goranës. Nderimet dhe ngushëllimet tona i takojnë edhe familjes së nderuar Gorana”, tha prim. dr Gani Karamanaga.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi