In memoriam: Osman Palaj (1946-2020) – Mësimdhënës i përkushtuar në zhvillimin e arsimit shqip

oso palaj (2)Të dielën u nda nga jeta mësimdhënësi, pedagogu dhe veprimtari i arsimit Osman Palaj. Ai lindi në vitin 1946, në fshatin Krythë të Anës së Malit – Komuna e Ulqinit.

Shkollën fillore e kreu në Katërkollë, për të vijuar Shkollën Normale në Prizren, pastaj Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë dhe Fakultetin Filozofik, dega e Gjuhës dhe letërsisë shqipe në Universitetin e Prishtinës.

Veprimtarinë arsimore Osman Palaj e nisi në një moshë shumë të re, si 20-vjeçar, ku në Shkollën Fillore të Shtojit, gjatë vitit shkollor 1966/1967, dha disa lëndë mësimore (biologji, kimi, arsim teknik etj.) në paralelet në gjuhën shqipe dhe sllave.

Angazhimin e veçantë në procesin mësimor, duke u ballafaquar edhe me situata problematike, Palaj e nisi në vitin shkollor 1969/1970, kur ishte arsimtari i parë shqiptar në fshatrat e Prishtinës – Sushicë, Shishkoc dhe Kishnicë. Në këto shkolla, arsimtari Palaj promovoi arsimin gjithëpërfshirës në shkollë dhe në klasë duke përmbushur detyrimet ndaj nxënësit në një vend që sapo nisi zhvillimine mirëfilltë arsimor,siç ishte Kosova. Gjatë këtij harku kohor, Palaj ishte mësimdhënës edhe në shkollën fillore të komunitetit serb në Graçanicë, ku këtyre nxënësve iu ligjëronte gjuhën shqipe.

Për shkak të rrethanave politike të krijuara nga nacionalizmi serb në Kosovë, Osman Palaj detyrohet të largohet dhe në vitin 1995 shpërngulet në SHBA, ku punoi dhe veproi deri në vitin 2010, kur kthehet në vendlindjen e tij.

Kontributi i tij në fushën e arsimit shqip ka një vlerë të veçantë kombëtare dhe mbetet model frymëzimi për gjeneratat e ardhshme. (A.Salaj)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Bajraktari me bashkëpunëtorët dhe drejtuesit e Otrant Olympikut në Shtëpinë e Futbollit: ULQINI SË SHPEJTI DO TË KETË STADIUM MODERN FUTBOLLI
Bajraktari me bashkëpunëtorët dhe drejtuesit e Otrant Olympikut në Shtëpinë e Futbollit: ULQINI SË SHPEJTI DO TË KETË STADIUM MODERN FUTBOLLI

Kryetari i Komunes Omer Bajraktari me bashkepuntor dhe perfaqesues te klubit Otrant Olympic u prit sot ne takim nga presidenti i Federates se Malit te Zi Dejan Saviqeviq dhe sekretari Miomir Gjurgjevac.

Të premten në Kala: Përurimi i dy librave të Adriatik Kelmendit
Të premten në Kala: Përurimi i dy librave të Adriatik Kelmendit

  Promovimi i dy librave të njohur, të autorit Adriatik Kelmendi, do bëhet në hapësirat e Muzeut të Ulqinit, të premten nga ora 20:30, në Kalanë e Ulqinit. Këtë e bëri të ditur vet drejtori i Klan

Policia: ARRESTOHET PERSONI ME 54 GRAMË MARIHUANË
Policia: ARRESTOHET PERSONI ME 54 GRAMË MARIHUANË

Mbrëmë rreth orës 19:30 policia ka ndaluar veturën në Kodra dhe ka kontrolluar shoferin P.P. (42) nga Tivari, është bërë e ditur nga Drejtoria e policisë. “Aty është gjetur një pako PVC me lëndë narkotike

Qeveria e Malit të Zi: NGA NESËR MË TË LIRË ÇMIMET E KARBURANTIT
Qeveria e Malit të Zi: NGA NESËR MË TË LIRË ÇMIMET E KARBURANTIT

Nga e martja do të ketë zbritje të re në të gjitha llojet e karburanteve nga nëntë deri në 12 cent në pompa, shkruajnë mediat. Eurosuper 98 do të kushtojë 1.39 euro, Eurosuper 95 do të kushtojë 1.35 euro,

Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME
Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME

Ju informojme se pas ngjarjes tragjike te ndodhur ne qytetin e Cetines dhe ne shenje repekti ndaj familjeve te viktimave, Keshilli Organizativ i protestes se banoreve te Krythes dhe Mërkotit kane marre