IN MEMORIAM, Prof.dr. Meshqyre Çapuni Brestovci

IN MEMORIAM

mjekja e parë shqiptare  nga Mali i Zi 

  Prof.dr. Meshqyre Çapuni Brestovci   

Me  datën 9.qershor në Prishtinë pas një sëmundje të rëndë  ndërroj jetë

Prof.dr. Meshqyre Çapuni Brestovci .

E  lindur në Ulqin në vitin 1946. Shkollën e mesme për infermiere e përfundoj në Cetinë, kurse Fakultetin e mjekësisë në Sarajevë.

Mbas përfundimit të studimeve si mjekja e parë shqiptare  nga Mali i Zi  (njëkohësisht ka  diplomuar me motrën  Dr. Sabahete Çapuni Paraçka ) nuk   gjeti  mirëkuptim që të punësohet në vendlindje  te   drejtoria   e atëhershme e Qendrës Mjekësore në Tivar  në kuadër të cilës  ka qenë edhe  Shtëpia e shëndetit e Ulqinit.

Dhe ,si shumë intelektual tjerë largohet nga Ulqini dhe fillon punën si stazhiste në Klinikën për sëmundjet e syrit në Prishtinë  ku  vazhdoj si mjeke në specializim, e mandej deri në titullin akademike shkencore  profesoreshë në Fakulteti e mjekësisë, Universiteti i Prishtinës. Një kohë të gjatë ushtoj edhe detyrën e drejtoreshës së kësaj klinike.

Specializimin nga  oftalmologjia e përfundon në Beograd në vitin 1976. Studimet post diplomike i ka mbaruar në Zagreb në vitin 1981 dhe magjistroj  me tezën : Lëndimet perforative të syrit. Disertacionin e doktoraturës e ka mbrojtur në vitin 1986 në  Fakultetin e mjekësisë në Prishtinë. Si okuliste  ka qenë në përsosje në Gjermani dhe Angli. Si autore dhe bashkë autore ka  botuar shumë artikuj në revistat e Kosovës por edhe në revistat tjera shkencore në botë.

Prof.dr Meshqyre Çapuni Brestovci  gjithmonë si nxënëse në të mesmen, ashtu  në të gjithë etapat e zhvillimit të saj si edhe gjatë   punës  së saj ishte e dalluar me një  përkushtim të posaçëm për të sëmurin. Terë jetën e saj ia ka përkushtuar mjekësisë , humanizmit dhe shkencës.

Duke u falënderua rrethanave të atëhershme , nuk pati fat të punoj asnjëherë në vendlindje, për të cilën ka pasur një mall të madhë. Por, ajo i ndihmoj popullit Shqiptarë në terë jetën e saj.

Edhe,  kur u  bë e ditur  se është sëmur vazhdoj të punoj dhe ti  përfundoj disa  intervenime te pacientët e saj.

Vdekja e Dr Meshqyre është një humbje e madhe për  familjen e  saj  por edhe  për shëndetësinë  gjithë shqiptare dhe gjithëkombëtare.

Ulqini, me siguri do të jetë krenar për  punën dhe jetën e saj.

Dhe në fund,  autori i këtij teksti ka qenë si nxënës i shkollës së mesme mjekësore në Cetinë së bashku me të ndjerën .

Prim.dr Gani Karamanaga

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Silver Korda: ENVERI PEKU – JETA TIJË MANEKENE

Bashkëvendasi jonë, Ulqinaku, Enver PEKU, kah viti 1970 emigroj në Zvicër, në Cyrih, ku sikurse edhe shumica Ulqinakve punoj vitet e para në gastronomie, hotelieri, e njëkohësisht angazhohet dhe aftësohet për  modelim. Vitin 1978 u