Në sheshin “Skënderbe” në Prishtinë të premten u mbajt inaugurimi i kryetarit të ri të Republikës së Kosovës Hashim Thaçit.
Ndër mijëra të ftuar ishin edhe kryetari i Ulqinit Nazif Cungu, kryetari i Kuvendit komunal Loro Nrekiq, kryetari i Këshillit nacional të Shqiptarëve në Mal të Zi Genci Nimanbegu dhe lideri i Partisë demokratike Fatmir Gjeka.
Për shkak të udhëtimit zyrtar në Holandë, në këtë eveniment nuk ishte i pranishëm deputeti i PDS-së Luigj Shkrela.
Përndryshe, para saktësisht një viti Thaçi u shpall qytetarë nderi i Ulqinit.