Incident në Parlament: GJUKANOVIQ E QUAJTI ABAZOVIQIN VAGABOND (BITANGO)(Video)

Millo Gjukanoviq, Milo DjukanovicGjatë Orës kryeministrore në Parlamentin e Malit të Zi erdhi deri tek incidenti i rëndë verbal gjatë të cilit Millo Gjukanoviq e quajti deputetin e Malit të Zi Pozitiv Dritan Abazoviq vagabond (bitango).

Incidentit i ka paraprirë debati i ashpër gjatë të cili kryeministri ka thënë që Partia Pozitive shërben për të mbrojtur interesat e “mafisë mediatike”.

Gjukanoviq reagoi ashpër pasi që Mlladen Bojaniq tha që ai ka shkelur ligjin kur bëhet fjalë për “dorëheqjet e kovertuara”, për çka ka paralajmëruar edhe Komisioni evropian.

Kryeministri tha që nga Bojaniqi flet nervozi i përfaqësuesit të partisë që humbet zgjedhjet.

“Partia e juaj është përfaqësuese e mafisë mediatike në Mal të Zi, të cilët e kanë themeluar partinë të mbrojnë krimin e vet”, tha Gjukanoviq.

Gjatë intervenimit procedural, deputeti nga Ulqini Dritan Abazoviq ka paralajmëruar Gjukanoviqin që kjo është hera e fundit që dikush nga Parlamenti thotë që cili do përfaqsues i Partisë Pozitive mbron interesat e mafisë.

Në debat të ashpër mbasi që Abazoviq përfundoj diskutimin e shkurtër, erdhi deri tek polemika në të cilën Gjukanoviq e quajti Abazoviqin vagabond (bitango).

Mbas incidentit, deputetët e partisë Pozitive lëshuan mbledhjen.

Gjukanoviq i kërkoj falje parlamentit të Malit të Zi dhe opinionit publik për reagimin primitiv mbas polemikës me deputetët e partisë Pozitive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi