Sekuencat e fundit për filmin me metrazh të gjatë “Era”(Vetar) janë incizuar të dielën në Kripore dhe Valdanos, mëson Portali Ul-info.
Në tre javët e kaluara skuadra e vogël, të cilën e ka angazhuar shtëpia e produksionit “Monkey production” dhe “Cinnamon production” nga Beogradi, ka punuar kryesisht në Adë të Bunës.
“Qëllimi jonë ishte që këtë film të ja dedikojmë ruajtjes së natyrës së mrekullueshme në Ulqin”, tha regjisorja Tamara Drakuliq e cila ishte pjesë e ekipit të cilin sot në kabinetin e tij e pranoj kryetari i komunës Fatmir Gjeka.
Komuna e Ulqinit dhe NHT “Riviera e Ulqin” kanë përkrahur këtë projekt premiera e të cilit pritet në shkurt të vitit të ardhshëm.