Sipas të dhënave për zhvillimin e komunave në Mal të Zi Ulqini është e vetmja vetëqeverisje lokale në Bregdet e cila është e pazhvilluar.
Indeksi i saj i zhvillimit është 75,44 për qind nga niveli shtetëror.
Ky indeks, i cili përfshin shkallën e papunësisë, të ardhurat për kokë banori, të ardhurat buxhetore të komunës për kokë banori dhe shkalla e arsimit, në Tivar është 34 për qind më i madh se ai shtetërori, në Kotor 43, në Herceg-Novi 60, në Tivat 73, ndërsa në Budvë madje 232 për qind!
Sipas këtij indeksi më të zhvilluar se Ulqini janë edhe komunat e Podgoricës, Plluzhines, Danillovgradit, Nikshiqit dhe Zhablakut.