Redaksia malazeze e Informerit kërkoi sot falje për ballinën e kësaj gazette ditore në numrin e datës 16 tetor.
“Redaksia e Informerit MZ sidomos nuk kishte qëllim të ofendoi qytetarët me përkatësi shqiptare, të cilët me shekuj jetojnë në këto hapësira, sepse me besueshmëri e dimë që ato janë lexuesit tanë besnik”, thuhet në tekstin e apologjisë.
Redaksia thekson më tej që aty punojnë përfaqësuesit e religjioneve dhe kombeve të ndryshme, “kështu që nuk është logjike që politika redaktuese mund të jetë nxitëse e cilës do urrejtje, siç disa dëshirojnë të na mveshin!”
Informer MZ në tekstin e përmendur paralajmëron që gjatë javës së ardhshme do të iniciojë takimet me përfaqësuesit e të gjithë partive shqiptare, sektorit civil dhe të gjithë përfaqësuesit relevant të këtij populli “në mënyrë që në bisedë të drejtpërdrejtë t’iu vërtetoi që gazeta jonë nuk është gazetë që përçon cilën do urrejtje, sidomos jo atë kombëtare”.
“Ju sigurojmë që redaksia jonë e vogël, pra, njerëzit që punojnë në të, nuk mund të jenë rrezik për stabilitetin dhe harmonin nacionale në Mal të Zi”, thuhet në tekst.