Gazeta ditore “Informer” shkruan sot që edhe në Ulqin kishte reketim të qiramarrësve të plazheve. Në pyetjen kush janë reketarët, gazeta cek fjalët e bashkëbiseduesit të paidentifikuar “që ato nuk janë njerëzit të cilët lajmërohen në tender”. “Ato janë njerëzit të cilët fshihen pas disa njerëzve të cilët as thneglën nuk do ta shkelnin. E gjithë kjo bëhet me shkathtësi. Qiramarrësve për çdo gjë i ka faj shteti dhe ‘Të Mirat Detare’”, pohon ky burim.
Edhe ish kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu ka thënë që nuk ka prova, por që për vite me radhë është folur që disa njerëz reketojnë në këtë mënyrë. “Si kryetar i Ulqinit nuk kisha mundësi të ndërmarr asgjë, sepse të gjitha kanë qenë kompetencë e NP ‘Të Mirat Detare’, me politikën e së cilës gjatë nuk jemi pajtuar”, shton Cungu.