Iniciativa: BLERJA E AUTOMJETIT PËR URGJENCË

Safet Beci 1Komuna e Ulqinit me ndihmën e komuniteteve fetare, shoqatës së sipërmarrësve dhe individëve këto ditë do të nis iniciativën për blerjen e një automjeti mjekësor për Urgjencën e këtij qyteti.

Automjetet ekzistues në këtë shërbim janë në gjendje të keqe, kështu që është e nevojshme që diçka e tillë sa më parë të ndryshohet.

“Si pushtet lokal jemi të detyruar të kujdesemi për sigurinë e qytetarëve tonë. Në këto raste, nëse vetëm pak vonohet mund të humbet jeta, e ajo nuk mund të kthehet”, tha nënkryetari i komunës Safet Beci dhe shtoi që pushteti lokal do të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë, shpejtësisë dhe efikasitetit të punës së shërbimit të Urgjencës në Ulqin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi