Duke u nisur nga fakti që pushteti ekzistues nuk është në interes të qytetarëve, Kryetari i klubit të këshilltarëve të PDS në Kuvendin komunal të Ulqinit Loro Nrekiq ka dërguar kërkesën për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme të Parlamentit lokal në të cilën do të pruhet vendimi për shkurtim të mandatit në këtë institucion.
Këtë iniciativë me nënshkrimet e veta e kanë mbështetur 21 këshilltarë të opozitës dhe pozitës nga të gjitha klubet e këshilltarëve.
Nrekiq në arsyetimin e kërkesës thekson që pushtetin lokal në Ulqin e karakterizon “Ngadalësia burokratike, bashkëpunimi i dobët, përdorimi joefikas i ligjeve, mungese e dokumentacionit planifikues, investimet joadekuate në zhvillim të qëndrueshëm, mosshfrytëzimi i resurseve, rritja e papunësisë, rënia e standardit të qytetarëve, shpenzimet e mëdha publike…”
Thuhet që buxheti i komunës po merr karakter sanues, si dhe që shumica aktuale e kuvendit, e cila ka krijuar atmosferë të konfliktit dhe çorientimit, dukshëm nuk është e përkushtuar ndaj interesave të qytetarëve.
“Pushteti aktual lokal nuk mund të nxis zhvillimin e qytetit, të tërheq investitor të huaj, siç e bëjnë këtë gjë komunat tjera bregdetare, e përveç kësaj në formimin e vet ka harruar që vetëm qytetarëve i takon e drejta e zgjedhjes së pushtetit”, thuhet përveç tjerash në iniciativë.