Iniciativa e CZIP-it: KRIPORJA NË PULLA POSTARE

Flamingo, Flamingosi, Kriporja, SolanaQendra për mbrojtjen dhe hulumtimin e shpendëve (CZIP) i dërgoi iniciativë Postës së Malit të Zi që, nëpërmjet veprimtarisë së tyre të rregullt, të ndihmojë promovimin e vlerave dhe bukurive të Kripores së Ulqinit, për shkak të rëndësisë që ajo ka si vendstrehim i fundit për miliona shpendë të cilët, në rrugëtimin e vet të gjatë drejt Afrikës, e përdorin si vend për pushim, ushqim dhe për ndërtimin të folesë.

“Duke pas parasysh që Posta e Malit të Zi më herët ka pranuar iniciativën tonë për lëshimin e një serie të pullave postare me imazh të pelikanit, kemi propozuar që në kuadër të serisë së veçantë për filatelistët, të përdorin ambasadorët e Malit të Zi – shpendët. Me qëllim promovimin e ornitofaunës së pasur dhe të shumëllojshme kemi propozuar shtypjen e pullave me imazhin e flamengove (Phoenicopterus roseus), një nga shpendët më karizmatik në botë i cili tek ne mund të shihen gjatë gjithë vitit pikërisht në Kripore të Ulqinit”, thuhet në kumtesën e kësaj organizate të njohur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi