Grupi i entuziastëve kulturor dhe personave të rinj kanë marrë iniciativën të formojnë Shoqatën kulturo-artistike “Ana e Malit”.
“Ekziston nevoja për shoqatën e re në mënyrë që akoma më mirë të ruhet dhe afirmohet tradita nga kjo zonë”, tha njëri nga iniciuesit e formimit të shoqatës, poeti Hajredin Kovaçi.
Sipas fjalës së Luljeta Avdiu-Cura, SHKA-ja e ardhshme nuk do t’i bëj konkurrencë askujt duke theksuar se dikur në zonën e Anës së Malit kanë ekzistuar tre shoqata të ndryshme.
Iniciativa për formimin e SHKA “Ana e Malit” i është prezantuar sot kryetarit të komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka, i cili premtoi se do ta përkrah.