Shoqatat të cilat grumbullojnë ullishtarët nga Ulqini, Tivari, Budva dhe Boka e Kotorrit kanë nisur iniciativën për formimin e shoqatës nacionale të ullishtarëve, mëson Portali UL-info.
Kjo është, siç thekson burimi ynë, kërkesë e vazhdueshme e Ministrisë së bujqësisë dhe zhvillimit rural, me të cilën shumica e shoqatave kanë bashkëpunim të dobët.
E që kjo iniciativë është me të vërtet e arsyeshme tregon fakti që vetëm në Ulqin ekzistojnë katër organizata joqeveritare të ullishtarëve!?