Iniciativa: INSTITUTI SERVANTES EDHE NË ULQIN

Dr Eliezer PapoDisa shkencëtar, në krye me dr. Eliezer Papo, do të nisin iniciativën që në Ulqin të hapet Instituti Servantes, mëson Portali UL-info.

Bëhet fjalë për institucion spanjoll i cili është i pranishëm në 86 qytete të botës dhe ka për qëllim promovimin e kulturës dhe gjuhës spanjolle.

Miguel de Servantesin në vitin 1575 e burgosën kusarët e kapedan Arnaut Mamit, ndërsa në Ulqin besohet që ai ka qëndruar rob edhe në këtë qytet.

Dr. Papo është profesor në Universitetin Ben Gurion në Tel Aviv dhe është njohës i shkëlqyer i gjuhës ladino, me të cilën folën Hebrenjtë e Spanjës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi