Unioni i sindikatit të pavarur (USP) do të ndërmarrin iniciativën për pensione nacionale nënave të cilat kanë tre ose më shumë fëmijë. Përkrahjen e Qeverisë nuk e presin, por besojnë që me votën e deputetëve opozitar këtë mendim mund ta realizojnë në praktikë.
Në Rezolutën e këtij Union është propozuar që nënat që kanë lindur katër fëmijë për pension duhet të kenë 15 vite punë, ndërsa nënat e tre fëmijëve 25 vite punë.
“Nënat të cilat do ti plotësonin të gjitha kushtet do të merrnin pension me vlerën e gjysmës së rrogës mesatare në Mal të Zi”, tha për “AntenaM” funksionarja e USP Lidija Pejoviq duke shtuar që megjithatë e brengos buxheti bosh i qeverisë.
“Nuk presim përkrahje të madhe të Qeverisë ekzistuese. Presim që përfaqësuesit e opozitës në Parlament do të përkrahin këto aktivitete dhe, për arsye të interesimit të madh, do të provojmë të bëjmë diçka”, tha ajo.
Kristina Mihajlloviq nga shoqata “Roditelji.me” thotë që për shumë nëna kjo do të ishte lehtësim i madh: “Ne e përkrahëm iniciativën sepse mendojmë që mund ti ndihmojmë nënave që janë përcaktuar të kenë më shumë fëmijë dhe të punojnë”.