Iniciativa Qytetare: MANDATI NË PARLAMENT TANI I TAKON ZANA SARVAN

 

Vasel SinishtajShërbimi informativ i IQ dërgoi këtë kumtesë për opinion.

Iniciativa qytetare lajmëron votuesit shqiptar dhe opinionin në Mal të Zi dhe më gjerë se, sipas Marrveshjesë politike dhe Aneksit të saj, të arritur dhe të nënshkruar nga Forca e Re Demokratike  – Forca, Iniciativa qytetare dhe Lëvizja qytetare “Perspektiva”, prej datës 07.05.2016 mandati i deputetit nga lista zgjedhore “Forca për bashkim” i takon kandidates nga Lëvizja qytetare “Perspektiva”, zonjës Zana Sarvan.

I dëshirojmë sukses në punë drejt arritjes dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave kombëtare por edhe në rrugën për të larguar uzurpatorin e mandatit tonë dhe të saj nga karrika të cilën, me punën e vetë dhe sjelljen e tij dhe të subjektit të cilin përfaqëson, po dëshmon se nuk e ka merituar dhe se ka zhgënjyer votuesit e listës së përbashkët zgjedhore.

Iniciativa qytetare nuk do të heq dorë nga beteja politike dhe juridike për të mbrojtur të drejtat elementare njerëzore dhe qytetare të shqiptarëve autokton, si opozitë e vërtetë e jo në parimin e Forcës “zhdryp ti se po hip unë” duke marr votën si opozitë e për tu bërë pushtet me ata që të privojnë nga të drejtat e pastaj edhe të ofendojnë rëndë në baza nacionale (rasti CANU).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi