Nga Iniciativa Qytetare (IQ) të premten shprehën revoltën për shkak të vendimit të Komunës së Ulqinit që të shiten rreth 8.000 metër katror tokë në Pyllin e Pishave.
Ato ftuan të gjithë qytetarët e Ulqinit që ta kundërshtojnë këtë vendim, të mos lejohet ndërtimi në Pyllin e Pishave dhe për datën 14 dhjetor paralajmëruan marshin e ri protestues.
„Plazhet i kemi të mbyllura me dry, bregdetit – të mirës publike nuk mund ti afrohemi si dikur. Ne jemi të mbyllur në qytetin e vet“, thanë nga IQ.