Në Ulqin, në kujtim të ekologut, botanistit dhe ornitologut të famshëm gjerman Martin Shnajder-Jakobi (Martin Schneider-Jacoby, 1956-2012), së shpejti do të themelohet shoqata me të njëjtin emër, mëson Portali Ul-info.
Shnajder-Jakobi ishte njohës brilant i florës dhe faunës në Ulqin, e sidomos, si ekspert i fondacionit “Euronatour”, në dekadën e fundit të jetës së tij, është angazhuar në hulumtimin dhe mbrojtjen e Kripores dhe tërë deltës së Bunës.
Me meritën e tij në këtë qytet në prill të vitit 2009 është organizuar konferenca e madhe ndërkombëtare për migrimin e shpendëve nëpër Adriatik e cila si rezultat kishte miratimin e Deklaratës së Ulqinit.
(http://www.ptica.org/newsletter/Ulcinj%20Declaration%20final%20plus%20poster.pdf)