Iniciativa: SELIA E TË MIRAVE DETARE TË JETË NË ULQIN

Morsko dobroFaktet janë të njohura prej kohësh: 56,3 për qind e territorit të cilin e menaxhon Ndërmarrja publike për menaxhimin e të mirave detare ndodhet në territorin e komunës së Ulqinit.

Kjo do të thotë se ky institucion shtetëror menaxhon 12,7 për qind të territorit më cilësor të kësaj komune, gjegjësisht 33 milion metër katror në shkumë të detit.

Meqë në adresat zyrtare flitet për nevojën e decentralizimit të pushtetit, e nuk ka paralajmërime që ndërmarrja „Të mirat detare“ do të transformohet ose fiket, atëherë hap konkret në këtë drejtim do të ishte që institucioni të transferojë selinë e vet nga Budva në Ulqin.

Në këtë mënyrë, është e qartë që ndërmarrja do të kishte më shumë sens dhe qasje në nevojat e këtij qyteti dhe të banorëve të tij.

Përveç kësaj, asnjë organ ose institucion shtetëror nuk e ka selinë (kanë vetëm zyrat ose filialet) në Ulqin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…