Shoqata e hotelierëve të Ulqinit ka ndërmarr iniciativën për shpalljen e bahçes më të rregulluar në Kalanë e Ulqinit, është njoftuar Portali Ul-info.
Siç theksohet, për shpërblimet në këtë konkurs, i cili është i hapur deri në fund të shtatorit, do të mund të marrin pjesë personat fizik dhe juridik.
Pronari i bahçes e cila do të shpallet më e bukura do të fitoi 300 euro, për vendin e dytë shpërblimi është 200, ndërsa për vendin e tretë 100 euro.
Shpërblimi për personat juridik do të jepen në bashkëpunim me shoqatat e artistëve të Ulqinit.
“Mendojmë që në këtë mënyrë inkurajojmë sjelljen përgjegjëse ndaj hapësirës jetësore dhe promovimin e Kalasë si qendër kulturore dhe turistike të Ulqinit”, thanë nismëtarët e iniciativës.