Iniciativa: TË HIQET DRYNI NGA PLAZHI I GRAVE

Plazhi grave, Zenska plazaPylli i pishave me Plazhin e grave është një nga simbolet e Ulqinit. Efektet shëruese të burimeve të ujit të sulfurit në këtë zonë prej kohësh ka kaluar kufijtë e vendit, dhe me mijëra gra aty kënaqen nga maji deri në tetor.

Por, mbas kësaj në këtë plazh vendoset dryni. E shumë Ulqinak dhe turistë do të donin të ulen deri poshtë, ta shohin, të mbushin një shishe ose bidon me ujë të sulfurit.

Liria e lëvizjes dhe qasje e papenguar bregut të detit janë disa nga të drejtat themelore të njeriut, kështu që Ndërmarrja publike për menaxhimin e të mirave detare dhe komuna e Ulqinit duhet ta kenë parasysh këtë.

Plazhi i grave si vlerë e jashtëzakonshme natyrore nuk mund të jetë e mirë e askujt private. Kjo është veçanërisht e rëndësishme të ceket sot, më 17 nëntor, kur në botë festohet Dita e lëvizjeve ekologjike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi