Inspeksioni: TË MËRKURËN PRISHJA E OBJEKTEVE ILEGALE

rusenje-objekata, prishja e objekteveInspektorët për mbrojtjen dhe rregullimin hapësinor të mërkurën e ardhshme do të prishin dy objekte ilegale të ndërtuara në territorin e komunës së Ulqinit, mëson Portali Ul-info.

Siç thuhet, bëhet fjalë për një objekt në Mal të bardh dhe një shtëpizë në brigjet e Bunës.

Nga inspeksioni kanë njoftuar që këto ditë po bëjnë kontrollin intensiv të ndërtimit në Ulqin. “Na gëzon që njerëzit filluan të ndërtojnë prapë, por nuk do të lejojmë që ilegalisht të ndërtohet në hapësirat ku ekzistojnë planet detaje urbanistike apo që për qëllime private të bëhet uzurpimi i tokës shtetërore”, thonë nga ky organ.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi