Deri në fund të kësaj jave në zonën e komunës së Ulqinit do të fuqizohen kontrollet inspektuese, sidomos ato për zhurmën.
Këto aktivitete do ti drejtojë inspekcioni ekologjik, ndërsa dënimet për shkelësit do të jenë rigoroze.
Po ashtu, ditët e ardhshme do të rriten aktivitetet në parandalimin e zënies së hapësirave publike, si dhe në punën e akulloreve dhe skarave të paligjshme.