Nga gjithsej 115 mijë euro të cilat Drejtoria për punë inspektuese i ka mbledhur në 100 ditët e kaluara në plazhet e bregdetit të Malit të Zi, një e treta janë paguar në Ulqin.
Siç u njoftuan zyrtarisht „Dnevne Novine“, tek qiramarrësit e plazheve të Ulqinit gjatë sezonit janë konstatuar 175 parregullsi, ndërsa shuma e dënimeve ishte gjithsej 39 475 euro.
Arsyet kryesore për dhënien e dënimeve ishin shkelja e detyrimit të lirimit të gjysmës së plazhit nga mobilieria në plazh si dhe fillimi i kryerjes së veprimtarisë pa lejen e sekretariatit gjegjës komunal.
Në Ndërmarrjen publike për menaxhimin e të mirave detare kanë thënë që mbas raportit të inspekcionit do të vendosin a do të ndërpresin kontratat me disa qiramarrës.