Inspekcioni: AKSIONET E PËRDITSHME PËR VENDOSJEN E RREGULLIT

SaubihiInspekcioni komunal ka njoftuar se dje ka nisur aksionet e përditshme në terren me të cilët ka qëllim që të vendos rendin në hapësirat dhe pronën publike që i takon komunës.

“Të dielën kemi nisur aksionin e marrjes së inventarit nga hapësirat publike të cilët pengojnë lëvizjen e këmbësorëve dhe mjeteve, si dhe rregullimin e hapësirës në Ranë. Këtu patjetër që janë edhe problemet e zhurmës dhe shitësve ilegal”, tha shefi i inspekcionit Saubih Mehmeti.

Sipas fjalëve të tija, çështja e zhurmës po zgjidhet në mënyrë të suksesshme në bashkëpunim me organet tjera shtetërore.

“Sa i përket dilerëve, ato janë kompetencë e inspekcionit turistik”, theksoi ai.

Mehmeti shtoi se këto ditë do të ashpërsohet kontrollo i uzurpimit të tokës shtetërore në tërë rripin bregdetar, prej Krruçit deri në Adë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi