Inspekcioni: DËNIME PËR MAJONEZË, KEÇAP, SALLATA…

Brza hrana, Fast foodGjatë sezonit Drejtoria për punë inspektuese ka angazhuara vazhdimisht pesë dhe përkohësisht katër inspekcione, të cilët po kryejnë kontrollin e forcuar turistik në Ulqin, Tivar, Budvë, Kotorr, Herceg Novi dhe Tivat, shkruajnë Vikend novine.

Inspektorja sanitare Vishnja Orban ka theksuar se majoneza, kremi i kosit, keçapi dhe sallatat janë produktet të cilat nuk ruhen në mënyrë adekuate në objektet e ushqimit të shpejt dhe lokalet e plazhit.

Objektet e ushqimit të shpejt janë nën kontroll intensiv dhe të vazhdueshëm të inspekcioneve, ndërsa gjatë qershori në to janë vërtetuar parregullsi të cilat, siç tha Orban, kanë të bëjnë me deklarim të parregullt të ushqimit, afatin e kaluar të përdorimit të ushqimit, numrin e rritur të baktereve në mostrat e marra për kontroll të rregullsisë mikrobiologjike etj.

Kur bëhet fjalë për ujin e pijshëm në Bregdetin malazez e cila përdoret në baret e plazhit, Orban, përveç të tjerash, ka thënë se të gjithë lokalet e kontrolluara kishin vendimin e dhënë nga Ministria e shëndetësisë, që do të thotë se kishin ujin e rregullt për pirja.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi