Gati skuadra e tërë e Inspekcionit për mbrojtjen e hapësirës ka mbërritur në Ulqin, e dje këtu ishte edhe drejtori i Drejtorisë për punë inspektuese Bozhidar Vuksanoviq me bashkëpunëtorë, shkruan “Vijesti”.
Siç thuhet, inspektorët ditët e fundit kanë dorëzuar dhjetëra padi penale dhe kanë sjellë po aq vendime për prishje të objekteve pa leje në territorin e komunës së Ulqinit.
Në goditje të inspektorëve janë ndërtuesit e egër në Ullishtë, por edhe në qendër të qytetit.
Në Komunë të Ulqinit thonë se në mënyrë të paligjshme ndërtohen dhe rindërtohen rreth 130 objekte, ndërsa “Vijesti” pohon se bëhet fjalë për më shumë se 300.









