Inspekcioni shëndetësor-sanitar ka dënuar vitin e kaluar gati të gjithë furrat e bukës në territorin e komunës së Ulqinit, gjë që shihet qartë nga të dhënat që Drejtoria për punë inspektuese ia dorëzoi gazetës “Dan”.
Një furre të bukës i është ndaluar kryerja e veprimtarisë për shkak të kushteve katastrofale higjienike.
Parregullsitë më të shpeshta të cilat inspektorët i hasën janë kushtet e këqija shëndetësore-higjienike, brisët e parregullt, shitja e produkteve të pasigurta, derisa, siç thonë në Drejtori, insektet dhe arkat e pista për transport janë pjesë e “inventarit” në disa furra të bukës.