Inspekcioni komunal: NË SHËNJESTËR OBJEKTET TË CILËT PUNOJNË PA LEJE

na-pomolu-izlaz-visemjesecne-krize-ul-parlamentu-forca-zagrljaju-dps-a-slika-302425Ditët e ardhshme Inspekcioni komunal do të shpeshtojë kontrollet e objekteve afariste dhe hotelerike të cilët punojnë, e nuk kanë lejet e nevojshme, njoftohet për Portalin Ul-info nga ky shërbim.

Një nga drejtuesit e Inspekcionit komunal Amir Mehmeti ka apeluar tek pronarët e këtyre objekteve që në afat sa më të shkurtë të nxjerrin dokumentet e nevojshme për punë, sepse në të kundërt do të sanksionohen.

Sipas tij, inspektorët republikan të ndërtimit do të vazhdojnë aksionet e veta në ndalimin e ndërtimit të egër. “Bëhet fjalë, para së gjithash, për kontrolle më të shpeshta”, tha Mehmeti.

Ai theksoi se inspektorët komunal ishin në Kala, ku vijon rikonstruktimi i disa objekteve, dhe që e kanë kryer pjesën e tyre të punës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Hajro Ulqinaku: Ulqini na qenka Parajsa në Tokë!

Të gjithë ne jemi të vdekshëm, vetëm deti dhe libri janë të përjetshëm. As populli nuk mundet të ruajë në kujtesë sa një libër. Ulqini është një histori e moçme prej 2500 librash të pashkruara.