Inspekcioni për mbrojtjen e hapësirës ka prishur tre objekte montazh në brigjet e Port Milenes, menjëherë nga ana tjetër e urës kah Plazhi i madh.
Sipas fjalëve të inspektorëve, të cilat i transmeton “Vijesti”, këto objekte nuk ishin të planifikuar me planin e objekteve të përkohshme për periudhën prej vitit 2016 deri në vitin 2018.
Inspektorët kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë aksionin e heqjes së objekteve ilegale në territorin e komunës së Ulqinit.