Inspekcioni financiar tash disa ditë kontrollon punën e Organizatës turistike në pesë vitet e kaluara, të cilat i shënuan kontroverse të shumta, jo rrallë edhe me epilog gjyqësor, pohoi edhe drejtori i posaemruar Fuad Haxhibeti.
„Mendoj se bëhet fjalë për kontroll të rregullt të punës pesëvjeçare“, tha ai.
Mirëpo, burimi i „Vijesti“ thotë se në fokus të interesimit të inspektorëve është roli i OT lidhur me punën e komunave Budvë dhe Tivar nëpërmjet kompanisë „Copyright“.
Inspektorët i intereson edhe kush i morri vitin e kaluar 3000 euro prej njërës nga zyrat të mbledhura në info-pikat.