Në zonën e Shtojit ekzistojnë mbi 4000 objekte të ndërtuara ilegalisht, njofton Drejtoria për punë inspektuese.
Prandaj kanë apeluar në Komunën e Ulqinit që në afat sa më të shkurtër të sillet dokumentacioni planifikues për këtë zonë.
Në administratë lokale, përndryshe, nuk kanë informatë se sa objekte ilegale janë në Shtoj dhe në zonat e tjera të komunës.