Inspekcioni në Ulqin: EVIDENTUAN 10 DILERË TË DHOMAVE DHE SEKUESTRUAN DY SKUTERË

Nga Shtabi për përcjelljen e sezonit turistik, të cilin e formoj Drejtoria për punë inspektuese, kanë lajmëruar që këtë sezon në Ulqin kanë evidentuar dhjetë dilerë të dhomave.

Thuhet po ashtu se në këtë komunë, në bashkëpunim me Kapitaninë e portit dhe Policinë detare janë sekuestruar dy skuterë. “Situata në Ulqin mund të jetë shumë më e mirë”, tha shefja e Shtabit Svetllana Shlivançanin.

Ajo shtoi që inspektorët gjatë sezonit në qendra turistike kanë jap gjithsej 7320 dënime me vlerë prej dy milion euro, por nuk i ka deklaruar statistikat sipas komunave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…