Inspekcioni: PËR DY JAVË U SOLLËN 16 VENDIME PËR PRISHJE

Bozidar VuksanovicNga Drejtoria për punë inspektuese “Vijestit” i kanë thënë se inspektorët në 15 ditët e kaluara kanë kryer 103 kontrolle, sollën 16 vendime për shembje, ndërsa 15 për vulosje, si dhe kanë dorëzuar gjashtë padi penale.

Në proces janë 43 lëndë, 10 vendime janë ndaluar për shkak të marrjes së lejes së ndërtimit dhe një vendim është ekzekutuar në mënyrë që investitori vet e ka shembur objektin.

Inpekcioni i mbrojtjes së hapësirës në territorin e komunës së Ulqinit nga 1 janari i vitit 2016, deri më 1 shkurt të vitit 2017 kanë ngritur gjithsej 26 padi penale.

“Vetëm vitin e kaluar inspektorët sollën gjithsej 27 vendime për prishje”, shkruan në përgjigjen e Drejtorisë në pyetjen e “Vijestit”. Nga Drejtoria nuk kanë dorëzuar listën e ndërtuesve të egër dhe kryerësve të punime në territorin e komunës së Ulqinit të cilën e kërkoj kryeministri Dushko Markoviq.

Mirëpo, siç shkruan kjo gazetë, “inspektorët kanë përcaktuar identitetin e një sipërmarrësi i cili ka kryer punimet në më shumë se 70 për qind të objekteve të evidentuara pa leje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…