Inspekcioni: PREJ TË HËNËS KONTROLLOJNË SHTËPIZAT NË BUNË

Rijeka Bojana, Lumi BunaNga Drejtoria për punë inspektuese kanë paralajmëruar që prej 1 shtatorit intensivisht do të kontrollojnë gjendjen në Bunë.

Me 31 gusht kalon afati të cilin Ndërmarrja publike për menaxhimin e të mirave detare ia ka vendosur qiramarrësve në Bunë që të mbyllin kontratat dhe të paguajnë kompensimit për vitin vijues për objektet që kanë në atë hapësirë.

Në Bunë ka rreth 450 objekte të përkohshme, prej të cilëve dy të tretat janë në anën e djathtë, ndërsa një e treta në bregun e majtë të lumit.

Viteve të mëparshëm nga kompensimi për përdorim të tokës shtetërore në Bunë është mbledhur rreth gjysmë milioni euro. Gjysma e këtyre parave i takojnë komunës së Ulqinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…