Inspektorja ekologjike Vesna Zarubica ka thënë që një nga shkaqet e mundshme të mbingarkesës së deponisë “Mozhuri” është fakti që ajo është planifikuar për dy komuna Ulqinin dhe Tivarin. “Tani në të hidhen mbeturinat nga disa komuna”, tha ajo.
Sipas fjalëve të saja, Qendra për hulumtime ekotoksikologjike pak kohë më parë ka kryer matjet në atë lokalitet. “Së shpejto do të fitojmë rezultatet në bazë të të cilëve do të dimë çfarë duhet ndërmarr”, shtoi Zarubica.
Banorët e vendeve përreth pohojnë që nga deponia përhapet erë e padurueshme dhe që, nëse diçka nuk ndërmerret urgjentisht, kjo do të ketë pasoja për shëndetin e tyre