Gjatë kontrolleve të rritura fundjavën e kaluar, Inspektorati Turistik i Drejtorisë për Punë Inspektuese konstatoi parregullsi sa i përket respektimit të masave të Trupit Nacional Koordinues në luftën kundër COVID 19.
Me këtë rast, siç u tha në llogarinë Tviter të Qeverisë së Malit të Zi, u gjobiten pesë lokale në Ulqin.
Për këto shkelje janë paraparë gjoba të larta të cilat shkojnë prej 100 deri në 20.000 euro.