Inspektorati Shëndetësor – Sanitar ndaloi punën e dy ambulancave të paregjistruara në Ulqin, me asistencën e policisë, u publikua të dielën në llogarinë Tviter të Drejtorisë për Punë Inspektuese.
Siç theksohet, u sekuestruan sasi të caktuara të ilaçeve dhe të mjeteve mjekësore.
“U ndalua puna e mjekëve të cilët ilegalisht kanë ofruar shërbime mjekësore jashtë institucioneve shëndetësore”, shtohet në njoftim.