Inspektorati Turistik i Komunës së Ulqinit në periudhën prej me 01.07.2019 deri me 01.09.2019 janë bërë 3.209 kontrolle.
Nga taksa e banimit për periudhën deri më 16.09.2019 u grumbulluan 968.921,88 euro, që është për 91.74% më shumë se në të njëjtën periudhë vitin e kaluar.
Në këtë periudhë, inspektorati lokal turistik lëshoi gjoba për kundërvajtje me vlerë 15,700 euro.
Inspektorët iniciuan një sërë padish për kundërvajtje kundër personave të cilët kryejnë veprimtarinë hotelerike pa leje, ndërsa po ashtu u lëshuan 16 vendimi për ndalimin e kryerjes së veprimtarisë, thuhet në raportin e koordinatorit të Inspektoratit Lokal Turistik Luka Gjakonoviq.